Moneta Kamberi
III. Vendimi nr. 00-2025-535 (76), datë 13.02.2025 i Kolegjit Administrativ
Maksima – Në gjykimin e një mosmarrëveshjeje administrative për regjistrimin e pronës në Kadastër, gjykata administrative nuk mund të ndryshojë marrëdhëniet pronësore midis subjekteve privatë, por shqyrton vetëm ligjshmërinë e veprimit ose mosveprimit të organit publik, Kadastrës, brenda kufijve të kompetencës së tij.
Fjalë kyçe - regjistrim prone, vlefshmëria e titullit të pronësisë, bashkëpronësi mbi truallin, refuzim regjistrimi nga Kadastra, akt dhurimi, qarkullim civil i kufizuar i tokës, transkriptim në regjistrat publikë.
Përmbledhja e vendimit - Në këtë çështje rezulton se pala paditëse ka kërkuar detyrimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, për të regjistruar një pronë, përfshirë truallin (oborrin), në emër të saj dhe trashëgimtarëve të tjerë ligjorë. Nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është marrë vendimi i refuzimit të regjistrimit, me arsyetimin se prona nuk përputhet me fragmentin hartografik të viteve 1962–1981 për sa i përket ndërtimit, si dhe për shkak se trualli nuk është objekt i ndonjë transaksioni dhe ndodhet në kushte bashkëpronësie. Gjykatat e shkallëve më të ulëta e kanë pranuar padinë, duke detyruar ASHK të regjistrojë pronën dhe truallin në bashkëpronësi. Në këtë vendim, KAGJL theksoi se GJAA, në zbatim të ligjit të kohës kur është krijuar titulli, duhet të hetojë në lidhje me vlefshmërinë e titullit të bashkë/pronësisë për banesën dhe truallin, brenda përmbajtjes së titullit të pronësisë që kërkohet të transkriptohet dhe të regjistrohet në Kadastër. Më pas, duhet të përcaktojë nëse këto akte janë të mjaftueshme për të detyruar Kadastrën të kryejë regjistrimin në emër të paditëses dhe bashkëpronarëve kërkues, përveç banesës edhe truallin e pretenduar, nëse ky i fundit është i regjistrueshëm në kuptim të neneve 193 dhe 197 të Kodit Civil. Kolegji gjithashtu theksoi se GJAA duhet të mbajë në vëmendje që, sipas dispozitave ligjore të kohës kur është kryer veprimi juridik “akt dhurimi”, referuar posaçërisht legjislacionit për mbrojtjen e tokës dhe sistemimin agrar të saj, toka dhe trojet kanë qenë jashtë qarkullimit civil dhe nuk lejohej të tjetërsoheshin apo të ishin objekt pronësie vetjake.
June 06, 2025
• 1 min kohë leximiSeptember 06, 2025
• 3 min kohë leximiJuly 03, 2025
• 3 min kohë leximi