Rastet e zëvendësimit te masës së sigurimit të padisë së truallit.
Moneta Kamberi
II. Vendimi nr. 00-2025-274(56), datë 30.01.2025 i Kolegjit Administrativ
Maksima - Kur gjatr shqyrtimit të ankimit në shkallë të dytë ligji material i zbatueshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është bërë i ndryshëm nga ai i aplikuar në shkallë të parë, Gjykata Administrative e Apelit duhet të vlerësojë kalimin e çështjes në seancë gjyqësore për të garantuar të drejtën e mbrojtjes efektive dhe të drejtën për të debatuar mbi situatën e re ligjore.
Fjalë kyçe - ndryshim i statusit juridik, institucioni publik, rregullim i ri me Kod Pune, ligji material i zbatueshëm, seancë gjyqësore, situatë e re ligjore, mbrojtje efektive, e drejtë për debat, largim nga shërbimi civil.
Përmbledhja e vendimit - Në këtë çështje rezulton se pala paditëse ka kundërshtuar largimin nga puna në pozicionin e saj pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, duke u mbështetur në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”. Gjatë shqyrtimit të çështjes në shkallën e dytë, pala e paditur ka paraqitur prova mbi ndryshimin e statusit juridik të institucionit dhe kalimin e marrëdhënieve të punës nën rregullimin e Kodit të Punës, në zbatim të vendimit të Bordit Drejtues nr. 1, datë 25.03.2019. Në vendim, KAGJL vlerësoi se në kushtet kur statusi juridik i institucionit ka ndryshuar, duke parashikuar rregullime të reja me Kod Pune, ndryshe nga rregullimet me statusin e nëpunësit civil që ishin në fuqi përpara, Gjykata Administrative e Apelit duhet të vlerësojë kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, në mënyrë që palëve ndërgjyqëse t’ju garantohet e drejta e mbrojtjes efektive në gjykim dhe për të debatuar mbi situatën e re ligjore, të krijuar pas paraqitjes së ankimit.
Have questions about this article? Want to learn more about our legal services?
Shumë punonjës në Shqipëri firmosin kontrata pune, punojnë orë të tëra dhe marrin rrogën e tyre mujore, pa qenë plotësisht të vetëdij
Merkatoja e Futbollit: Kur Talentit i Duhet Mbrojtje Ligjore
Çdo verë dhe dimër, merkatoja e futbollit gjallëron titujt e mediave, transferim