Warum brauchen Sie einen Anwalt beim Wohnungskauf in Albanien?
Der Kauf einer Wohnung ist eine der wichtigsten finanziellen Entscheidungen im Leben eines jeden Menschen. In Albanien ist dieser Pro
Moneta Kamberi
I. Vendimi nr. 00-2025-25 (6), datë 14.01.2025 i Kolegjit Administrativ
Maksima - Kur akti i përjashtimit të një punonjësi të Policisë së Shtetit është anuluar me vendim gjyqësor të formës së prerë, ai nuk konsiderohet më i përjashtuar, por trajtohet si i liruar dhe gëzon përfitimet sipas ligjit nr. 10142/2009.
Fjalë kyçe – akt përjashtimi nga puna, polici e shtetit, anulim akti, pagesë kalimtare, shpërblim i menjëhershëm, pagesë kalimtare, vendim gjyqësor i formës së prerë.
Përmbledhja e vendimit - Në këtë çështje rezulton se pala paditëse, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, është përjashtuar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, por ky akt është anuluar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me anë të të cilit i është njohur e drejta e dëmshpërblimit për largim të padrejtë nga puna. Më pas, paditësi ka kërkuar përfitimin e shpërblimit të menjëhershëm dhe pagesës kalimtare, sipas parashikimeve të ligjit nr. 10142/2009, të cilat i janë njohur me vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, vendim që është ndryshuar nga Gjykata Administrative e Apelit, duke rrëzuar padinë. Në këtë vendim KAGJL ka vlerësuar se për aq kohë sa akti i përjashtimit është anuluar me vendim gjyqësor të formës së prerë, paditësi nuk mund të konsiderohet më “i përjashtuar”, por pozita e tij juridike barazohet me atë të një punonjësi të liruar nga Policia e Shtetit. Si i tillë, paditësi përfshihet në subjektet përfituese të përfitimeve financiare suplementare sipas ligjit nr. 10142/2009. Kolegji ka theksuar se përfitimi i pagesës kalimtare dhe i shpërblimit të menjëhershëm nuk lidhet dhe nuk bie ndesh me përfitimin e dëmshpërblimit për largim të paligjshëm nga puna, pasi këto janë institute të ndryshme juridike, me qëllim dhe efekte të ndryshme. Gjithashtu, pagesa kalimtare njihet si periudhë sigurimi për qëllime pensioni, përkundër dëmshpërblimit, i cili nuk ka të njëjtin efekt.
Have questions about this article? Want to learn more about our legal services?
Der Kauf einer Wohnung ist eine der wichtigsten finanziellen Entscheidungen im Leben eines jeden Menschen. In Albanien ist dieser Pro
L'achat d'un appartement est l'une des décisions financières les plus importantes de la vie de chacun. Cependant, en A
Parashkrimi është një institut i rëndësishëm në kuadrin e Kodit Civil, i cili rregullon kohën dhe kushtet kur një e drejtë ose detyrim mund të humb