Pourquoi faire appel à un avocat pour l'achat d'un appartement en Albanie ?
L'achat d'un appartement est l'une des décisions financières les plus importantes de la vie de chacun. Cependant, en A
Moneta Kamberi
Për të garantuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor gjatë gjithë
gjykimit civil/administrativ, KPC ka parashikuar mjete procedurale efektive
edhe në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm. Në respektim të parimit të
ligjshmërisë, për të ndrequr gabimet që mund të bëhen nga përmbaruesit
gjyqësor në ekzekutimin e detyrueshëm, si dhe për të shmangur dëmet që
mund t’i vijnë të interesuarve nga ekzekutimi i detyrueshëm, ligji ka ofruar
mjetin procedural të pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv (neni 609 i KPC),
si dhe kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor (neni 610 i
KPC). Procesi gjyqësor i zhvilluar gjatë fazës ekzekutive konceptohet një
dhe i vetëm, si zgjatim i procesit gjyqësor njohës, ku gjyqtari i ekzekutimit,
nëpërmjet vendimeve që lëshon gjatë kësaj faze, kontrollon veprimtarinë
ekzekutive të përmbaruesit gjyqësor, njëlloj sikurse gjyqtari i çështjes
së themelit kontrollon dhe drejton procesin gjyqësor njohës nëpërmjet
urdhrave dhe vendimeve të ndërmjetme.
Lidhur me natyrën e mjeteve proceduriale të parashikuara në nenin
609 dhe 610 të KPC, në vendimin njësues nr. 392, datë 26.10.2022 të Ko-
legjit Civil Gjykatës së Lartë, është theksuar [...]
Mbi këtë analizë ligjore dhe jurisprudenciale, Kolegji vlerëson se, nisur
nga objekti dhe shkaku, këto dy mjete procedurale mbrojtje nuk kanë arsye
të qëndrojnë së bashku në objektin e një padie, si kërkime autonome pasi,
nëse kërkohet pavlefshmëria e pjesshme apo tërësore e titullit ekzekutiv,
pasoja e këtij kërkimi çon detyrimisht në anulimin e një pjese apo të gjithë
procesit të ekzekutimit të detyrueshëm dhe, në këtë kuptim, paditësi
nuk ka në fokus të drejtpërdrejt, veprime apo mosveprime të caktuara të
përmbaruesit. Ndërsa, kur kërkohet të deklarohet i paligjshëm një veprimapo mosveprim përmbarimor, paditësi ka pretendime lidhur me mënyrën
se si po ekzekutohet ai. Mjeti i mbrojtjes sipas nenit 609 të KPC është padi,
ndërsa mjeti i mbrojtjes sipas nenit 610 të KPC është ankim, në kuptim të
nenit 442/a të këtij Kodi. Këto mjete janë të dallueshme nga njëri – tjetri
dhe jo automatikisht të bashkueshëm në një gjykim të vetëm.
Have questions about this article? Want to learn more about our legal services?
L'achat d'un appartement est l'une des décisions financières les plus importantes de la vie de chacun. Cependant, en A