Gjykata e Lartë Penale

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Moneta Kamberi

Moneta Kamberi

September 06, 2025 · 4 min kohë leximi

6. Vendimi nr. 00-2025-599 (90), datë 08.04.2025 i Kolegjit Penal 

Maksima – Vepra penale e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë detyra publike, realizohet, si në rastin kur përfitimi i padrejtë lidhet me një veprim a mosveprim me qëllim për të mos e kryer funksionin publik siç duhej, ashtu edhe në rastin kur përfitimi i padrejtë lidhet me një veprim a mosveprim me qëllim për ta kryer, ‘në dukje’ siç duhet funksionin publik apo detyrën. Tërësia e veprimeve apo mosveprimeve që ai kryen duhet të plotësojnë kushtin që veprimi a mosveprimi të lidhet detyrimisht me detyrën apo funksionin që ai kryen, dhe që të ekzistojë cilësia e tij si funksionar publik në çastin e realizimit të sjelljes kriminale si përpara’, ‘gjatë’ apo ‘pas’ ushtrimit të funksionit.

Fjalë Kyçe – korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, subjekt i posaçëm,  abuzim me detyrën, përfitime të parregullta.

Përmbledhja e vendimit - Në këtë çështje rezulton se procedimi ndaj të pandehurve është bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi të dhënat e përftuara nga emisioni investigativ "Stop" në televizionin Klan, për legalizmin e objektit informal me vendndodhje në Borsh-Himarë. Gjykimet në gjykatat e faktit janë bërë sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar, gjykatat kanë pranuar të provuar faktinse, i pandehuri K.K. (pronari i hotelit) ka aplikuar, për legalizmin e objektit të tij informal me vendndodhje në Borsh-Himarë, e dhënë e cila rezulton nga aplikimi drejtuar Drejtorisë së ALUIZNIT Sarandë. Pronari i hotelit K.K. nëpërmjet sekserëve H.T. dhe  J.K. (familjar i tij, ku ka pasur dhe prokurë për ta përfaqësuar atë edhe në mungesë në të gjitha veprimet e nevojshme ligjore pranë institucioneve shtetërore ku përfshiheshin Aluizni dhe ZRPP Sarandë) ka rënë dakord se do të paguante për legalizimin e objektit informal “hotel”.  Dy sekserët arritën të lidhin pronarin e hotelit K.K. me punonjësin e kadastrës L.P. (specialist në ASHK Sarandë) në bazë të provave të siguruara (DVD Stop dhe procesverbalet e transkriptimit), rezultoi dokumentimi i komunikimeve të zhvilluara midis të pandehurve K.K dhe L.P (si biseda të lirshme të zhvilluara midis tyre), ku u njoftua marrja në dy momente të ndryshme nga i pandehuri L.P. e përfitimeve të parregullta, si për vetë ashtu dhe për persona të tjerë përkatësisht të pandehurin S.B. për të realizuar regjistrimin e të drejtës së pronësisë për objektin e legalizuar me leje legalizimi 09/2021. Dy gjykatat e faktit i kanë deklaruar fajtorë të sipërmendurit për veprat penale: Të pandehurit L.P. dhe S.B. “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; pronarin e hotelit K.K./denoncuesi “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; sekserët H.T dhe J.K. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Rekursi është paraqitur nga i pandehuri S.B. me pretendimin se është i pafajshëm (nuk ka takuar asnjëherë pronarin e hotelit dhe ska premtuar se do ia lëshojë certifikatën e pronësisë) dhe në alternativë të shpalljes fajtor të caktohet në periudhë prove. KPGJL solli në vëmendje se funksionari i shtetit për t’u ngarkuar me përgjegjësi penale, duhet të abuzojë me detyrën apo funksionin e tij, duke marrë përfitime të parregullta që nuk i takojnë. Akti apo vendimi që ai merr mund të mos jetë i paligjshëm, por përfitimi që merr funksionari publik duhet të jetë në çdo rast i tillë.

 

For more information, contact us.

Have questions about this article? Want to learn more about our legal services?

Postime të ngjashme

Infografikë Këshilla Të drejta ligjore
Moneta Kamberi
Moneta Kamberi

December 21, 2025

10 min kohë leximi
Këshilla Kontrata Këshilla Parandaluese Pasuri e patundshme
Moneta Kamberi
Moneta Kamberi

June 27, 2025

5 min kohë leximi
Gjykata e Lartë Penale
Moneta Kamberi
Moneta Kamberi

September 06, 2025

3 min kohë leximi
© 2007 - 2026 AvokatNeShqiperi. | All rights reserved.