The Importance of a Player Manager in Professional Football
Practical advices from Mr. Erjon Islami, football manager and former footballer.
Today we spoke with football manager
Moneta Kamberi
Gjykata e Tiranës ka disponuar me masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg” për disa nga protestuesit. Sa e ligjshme është kjo në raport me situatën e ndodhur?
Të gjithë e pamë se provokimi nga ana e policisë dhe disproporcioni i dhunës së ushtruar ishin evidente dhe njekohësisht dy momente qe duhej t’i kishte vlerësuar me objektivizëm gjykata.
Pse gjykata nuk duhej të dispononte me këtë mase sigurimi dhe pse kjo e bën vendimin dirigjim politik për të intimiduar popullin.
Dhuna jo-proporcionale e policisë dhe provokimi prej tyre I nxitjes së dhunes jane elemente qe gjykata nuk I ka marre ne konsideratë.
Së pari, mungesa e kushteve për “arrest në burg” lidhet me standardin e GJEDNJ për protestat
GJEDNJ interpreton nenin 11 të KEDNJ (e drejta e protestës dhe grumbullimit) në mënyrë të tillë që:
çdo masë e kufizimit të kësaj drejtësije (përfshirë arrestimin dhe paraburgimin) duhet të jetë ne përputhje me ligjin, në interes të qëllimeve të legjitime (rendi publik, shëndeti, sigurisë) dhe të nevojshëm në një shoqëri demokratike .
Paraburgimi për akte që vijnë nga protestat, veçanërisht kur nuk ekziston rrezik i konkret të vrasjes, të rëndimit të dëmeve të personave konsiderohet më pak i nevojshëm dhe konsiderohet arbitrar nëse aplikohet automatikisht .
GJEDNJ në raste për protestat ka theksuar se ndalimi dhe arresti në burg nuk duhet të jenë një mënyrë e zakonshme për cënim të grumbullimit të paligjshëm;
vendimi për arrest në burg duhet të justifikohet me fakte të specifike, jo me motive të përgjithshëm.
Në këtë kontekst, gjykata e Tiranës, duke vendosur me “arrest në burg” për 2 protestues, përfshirë akuzat kundërshtim të punonjësit të policisë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, organizim të manifestimeve të paligjshme, mosbindje, pengim të qarkullimit, si dhe shkatërrim të pronës, nuk ka analizuar në mënyrë individuale nëse:
ekziston rrezik konkret I dëmtimit të hetimeve;
ekziston rrezik serioz i përsëritjes së veprave;
masat më të lehta (detyrim paraqitje, arrest ne shtëpi, garanci financiare) janë të mjaftueshme.
Kjo qasje automatike të “arrest në burg” për protestuesit, pa shqyrtim të individualizuar të rreziqeve, vjen në kundërshtim me standardet e GJEDNJ l.
Rastet si:
- Kudła dhe Others v. Poland vlereson se paraburgimi për pjesëmarrje në protestë, pa shqyrtim të rreziqeve konkrete është konsideruar si mënyrë të arbitrare e kufizimit të së drejtës për protestë;
- Gülmez dhe Others v. Turkey – përdorimi të masave të arrestimit për të “shpërbërë” protestën dhe për të intimiduar aktivistët, është konsideruar si kufizim jo i nevojshëm;
Në nalogji të këtyre rasteve, gjykata duhet të:
analizojë nëse dhuna ka qene specifike
vleresoje masat e sigurimit me alogji të progresive (detyrim paraqitje→ arrest ne shtëpi → arrest në burg);
të mos aplikojë “arrest në burg” si përgjithësim.
Gjykata e Tiranës ka provuar një përgjithësim të masave të sigurimit, pa analizuar nëse për 2 protestuesit e arrestuar, ekziston rrezik konkret i cënimit të hetimeve.
Nisur nga vlera e dëmeve të shkatërrimit të pronës gjykta duhej të vlerësonte nëse plotësohen rrethanat për caktimin e kësaj mase sigurimi në raport me pasojat e ardhura.
Kjo indikon që vepra konsiderohet kundravajtje penale, dhe paraburgimi duhet të aplikohet si masë e fundit e mundshme.
Kjo qasje e gjykatës vjen në kundërshtim me vendimin e Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë date 09.04.2026.
Në kodin penal të Shqipërisë, kundravajtjet penale janë vepra me marzhi të denimit më të vogël, shpesh nën 4 vjet.
Akuzat për kundërshtim të punonjësit të policisë;
goditje për shkak të detyrës;
prishje të rendit dhe qetësisë publike;
organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme;
mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë;
pengim të qarkullimit të mjeteve;
janë vepra ku marzhi të denimit është gjobe deri 3 vjet burgim.
Për këto vepra, Vendimi i Kolegjeve te Bashkuara të Gjykatës së Lartë date 09.04.2026 mbajti qendrimin se kufizimi më i rëndë i lirisë personale kërkon arsyetim konkret, të individualizuar dhe të kontrollueshëm. Vendimi orienton gjykatat drejt një shqyrtimi real të masave alternative, duke e konsideruar arrestin në burg si masë përjashtimore dhe duke vendosur barrën e provës mbi prokurorinë për të justifikuar nevojën e saj në çdo fazë të procedimit. Ky zhvillim përforcon garancitë kushtetuese dhe konventore për mbrojtjen e lirisë personale, duke kontribuar në një praktikë gjyqësore më të qëndrueshme, të njëtrajtshme dhe të parashikueshme.
Dhuna jo-proporcionale e policisë dhe provokimi prej tyre I nxitjes së dhunes jane elemente qe gjykata nuk I ka marre ne konsideratë.
Në kontekst të GJEDNJ, dhuna e policisë që provokon nxitje të dhune prej qytetarëve, konsiderohet si kufizim jo i nevojshëm i të drejtës së protestës dhe kufizim arbitrar.
Urojmë dhe shpresojmë që mendihmën e avokatëve Apeli të bëje drejtësi dhe jo qoka ministrit.
Have questions about this article? Want to learn more about our legal services?
Practical advices from Mr. Erjon Islami, football manager and former footballer.
Today we spoke with football manager
Shumë punonjës në Shqipëri firmosin kontrata pune, punojnë orë të tëra dhe marrin rrogën e tyre mujore, pa qenë plotësisht të vetëdij
Купувањето стан е една од најважните финансиски одлуки во животот на секој поединец. Но, во Албанија, овој процес често е придружен с