Divorce in Albania. What you need to know before going to court?
paragraph, left, paragraph, left, text, Divorce is governed mainly by the Albanian Family Code., paragraph, left, paragraph, left, text, A reform on 2
Moneta Kamberi
Procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave për ish‑pronarët dhe trashëgimtarët e tyre ka qenë një nga çështjet më të ndërlikuara juridike në Shqipëri.
Ligji parashikon mekanizma të posaçëm administrativë për të kërkuar njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin fizik të pronës kur është e mundur dhe kompensimin kur kthimi nuk është i realizueshëm.
Pse rruga administrative është thelbësore
Kërkesat për kthim ose kompensim trajtohen nga organet administrative të posaçme (ATP dhe strukturat e saj), sipas procedurave dhe afateve të parashikuara në ligj. Kjo do të thotë se:
Duhet të paraqitet një kërkesë formale në organin kompetent, brenda afateve ligjore.
Dosja duhet të përmbajë dokumentacion të plotë që provon titullin origjinar të pronës, mënyrën e humbjes së pronës dhe vijimësinë e trashëgimisë.
Çdo mungesë dokumenti, pasaktësi në të dhëna apo hartografi, apo mosrespektim i formës, mund të çojë në shtyrje, kërkesa për plotësim apo madje në rrëzim të kërkesës.
Roli i avokatit në përgatitjen e dosjes së pronës
Në këtë realitet, roli i avokatit nuk është thjesht hartimi i një kërkese, por eksperiemcë dhe ndërtim i një strategjie të plotë juridike për njohjen e së drejtës suaj të pronësisë. Zyra jonë ofron shërbim të specializuar, që përfshin:
Hartimin dhe ndjekjen e vazhdueshme të dosjes deri në përfitimin e pronës suaj.
Qëllimi ynë është që kërkesa juaj të jetë e plotë, e argumentuar dhe në përputhje të plotë me ligjin dhe praktikën gjyqësore e administrative aktuale, duke minimizuar rrezikun e vonesave apo refuzimeve.
Përfitimi juaj: njohja si pronar pa vonesa të panevojshme.
Eksperiemca jonë ka treguar se një aplikim i përgatitur siç duhet, që respekton të gjitha kriteret ligjore dhe teknike, rrit ndjeshëm shanset që organi administrativ të marrë një vendim pozitiv në kohë të arsyeshme.
Kjo përkthehet në:
Njohjen e shpejtë të së drejtës suaj si ish‑pronar ose trashëgimtar.
Kthimin fizik të pronës kur kjo është e mundur sipas ligjit dhe planeve të miratuara.
Suksesi i shërbimit shmang mundësinë për konflikte të mëvonshme gjyqësore me palë të treta apo me vetë administratën.
Me përfaqësimin nga zyra jonë, ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për afate, terminologjinë juridike, standardet e provës apo rregullat procedurale të komplikuara. Ne kujdesemi që çdo akt në dosjen tuaj të jetë i saktë, i plotë dhe i mbështetur në ligj e në dokumentacionin përkatës.
Si mund të nisni procedurën me ne
Për të nisur procesin e kthimit ose kompensimit të pronës suaj, mjafton të vini në kontakt me zyrën tonë dhe të sillni:
Çdo dokument që keni në lidhje me pronën (akt‑pronësie të vjetër, vendime shpronësimi apo shtetëzimi, kontrata, certifikata trashëgimie, etj.).
Të dhënat bazë për pronën (vendndodhja, sipërfaqja e përafërt, përdorimi aktual).
Çdo njoftim apo akt që keni marrë më parë nga organet shtetërore në lidhje me këtë pronë.
Pas analizës së dokumenteve, ne ju proponojmë rrugën optimale administrative, ju informojmë për afatet dhe kostot e pritshme dhe përgatisim dosjen tuaj në pajtim të plotë me kërkesat ligjore.
Qëllimi ynë është që të njiheni pronar në mënyrë të sigurt, të qartë dhe pa vonesa të panevojshme, duke shfrytëzuar maksimalisht të gjitha mjetet që ofron legjislacioni në fuqi për trajtimin e pronës.
Have questions about this article? Want to learn more about our legal services?
paragraph, left, paragraph, left, text, Divorce is governed mainly by the Albanian Family Code., paragraph, left, paragraph, left, text, A reform on 2
paragraph, left, text, link, https://gjykata-media.s3.eu-central-1.amazonaws.com/00_2025_214_16_741060eeff.doc, , , , bold, 3. Vendim nr. 00-2025-214
paragraph, left, text, Ναι, στην Αλβανία είναι δυνατή η έκδοση διαζυγίου ακόμη και αν ένας από τους συζύγους δεν βρίσκεται φυσικά στη χώρα, αλλά αυτό