Permbarimi avokat per prona

Mjeti i gabuar procedural, cenon vendimmarrjen e gjykatës ne anulimin e veprimeve permbarimore.

Moneta Kamberi

Moneta Kamberi

September 06, 2025 · 3 min kohë leximi

Vendimi nr. 00-2025-674 (73), datë 12.02.2025 i Kolegjit Civil

Maksima – Anulimi i veprimeve përmbarimore me argumentin e shuarjes së dorëzanisë, pa u kontestuar sipas mjetit të duhur procedural, cenon vendimmarrjen e gjykatës, që nëpërmjet kundërshtimit të një veprimi përmbarimor ka anuluar të gjitha veprimet e tjera përmbarimore, duke tejkaluar në këtë mënyrë vetë objektin e kërkimit dhe natyrën e çështjes objekt gjykimi.

Fjalë kyçe – anulimi i veprimeve përmbarimore, shuarje e dorëzanisë, titull ekzekutiv, kredimarrës.

Përmbledhja e vendimit – Në këtë çështje paditësi, në cilësinë e dorëzanësit ka kundërshtuar veprimet e përmbaruesit gjyqësor dhe ka kërkuar pushimin e ekzekutimit të titullit ekzekutiv, për shkak të mospasjes së titullit si dorëzanës. Ka rezultuar se personi i tretë, banka dhe kredimarrësi, kanë lidhur kontratën për kredi afatshkurtër ku në cilësinë e dorëzanësit të kredimarrësit, rezulton të ketë nënshkruar në të njëjtën kontratë vetë paditësi. Në vijim midis palëve janë nënshkruar disa shtojca, duke ndryshuar vetëm afatin e maturimit të kredisë dhe pas shtojcës së fundit të nënshkruar nga paditësi, janë lidhur mes palëve edhe pesë shtojca të tjera të kontratës bazë, në të cilat në cilësinë e dorëzanësit kanë qenë persona të tjerë fizikë apo juridikë, ndërsa paditësi, nuk ka nënshkruar në asnjë prej tyre. Në kushtet kur edhe pas afatit i maturimit shtesë, kredimarrësi nuk e ka shlyer detyrimin ndaj bankës, kjo e fundit ka konsideruar kontratën bazë të zgjidhur dhe ka kërkuar në gjykatë lëshimin e urdhrit të ekzekutimit. Gjykatat e faktit e kanë pranuar padinë, duke anuluar veprimet përmbarimore dhe pushimin e tyre, me arsyetimin se e drejta e kreditorit kundrejt dorëzanësit ka rënë në dekadencë me kalimin e 6 muajve, duke çuar shuarjen e dorëzanisë. KCGJL vlerëson se objekti i kërkimit dhe shkakut ligjor duhet trajtuar në raport me sentencën unifikuese të vendimit njësues nr. 4411/2023 të KCGJL për aktet që janë tituj ekzekutivë, sipas të cilit mjeti procedurial me të cilin dorëzanësi mund të kërkojë shuarjen e dorëzanisë, është padia për pavlefshmërinë e këtij titulli. Gjykatat e faktit nuk rezultojnë të kenë marrë në analizë mjetin procedural me të cilin pala paditëse ka investuar gjykatën. Gjithashtu, në raport me pjesën arsyetuese të vendimeve të gjykatave të faktit, rezulton se ato janë shprehur përtej kërkimit të paditësit, ku nëpërmjet kundërshtimit të një veprimi përmbarimor, janë anuluar të gjitha veprimet përmbarimore, duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe vetë objektin e kërkimit dhe natyrën e çështjes objekt gjykimi.

Konsultë ligjore

Keni pyetje rreth këtij artikulli?

Na shkruani ose na telefononi për një sqarim të qartë mbi hapat ligjorë dhe shërbimet tona.

Bulevardi Zhan D'Ark 37, Tiranë · Mo-Fr 09:00-17:00

Dërgo një mesazh

Postime të ngjashme

Kontrata Këshilla Ligji Ndërkombëtar Pronë Intelektuale Për Individë Për Biznese

The Importance of a Player Manager in Professional Football

Practical advices from Mr. Erjon Islami, football manager and former footballer. Today we spoke with football manager Mr. Erjon Islam, with whom we w
Moneta Kamberi
Moneta Kamberi
• 4 min