Kanosja si vepër përfundon me mosekzistencë të saj.

Moneta Kamberi

Moneta Kamberi

September 06, 2025 · 3 min kohë leximi
Kanosja si vepër përfundon me mosekzistencë të saj.

4. Vendimi nr. 00-2025-386 (64), datë 06.03.2025 i Kolegjit Penal

Maksima – 1. Kanosja si vepër përfundon me mosekzistencë të saj. Për kualifikimin e duhur ligjor të veprës penale, mbetet gjithnjë detyrë e gjykatave të faktit për të trajtuar provat e lejuara dhe të administruara gjatë gjykimit, me qëllim identifikimin e normës së duhur materiale të faktit penal. 2. Fuqia provuese e deklarimeve, nuk mund të ketë standard të ndryshëm për të pandehur të ndryshëm, por duhet të vlerësohen në mënyrë të barabartë për të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në veprën penale..

Fjalë kyçe – Ndryshim i kualifikimit ligjor të veprës, vrasje me dashje, kanosje, identifikim i normës së duhur materiale, fuqi provuese e deklarimeve, zbatim i standardit të njëjtë të fuqisë së deklarimeve.

Përmbledhja e vendimit Në këtë çështje penale është vërtetuar se i pandehuri X ka goditur me sopatë viktimën Y, në vijim të një konflikti të mëparshëm mes familjarëve të tyre, ndërsa të pandehurit e tjerë  kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit Z, duke e goditur me grushte dhe sende të forta. Gjykata e Shkallës së Parë i shpalli fajtorë të gjithë të pandehurit për veprat përkatëse: “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë për X dhe “Dhunë në familje” në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë. Gjykata e apelit, pasi ndryshoi kualifikimin e veprës penale për X, nga “Vrasja me dashje” në “Kanosje”, parashikuar nga neni 84 i KP, ka vendosur prishjen e çështjes penale për një nga të pandehurit e tjerë dhe lënien në fuqi për të tretin për veprën penale të “Dhunës në familje”. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit kanë ushtruar rekurs prokuroria e cila kërkon lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, dhe  bashkëtëpandehurit e tjerë. KPGJL, duke interpretuar elementet dhe diferencat ndërmjet veprave penale “Vrasja me dashje” dhe “Kanosja”, vlerëson se ndryshimi i kualifikimit ligjor të veprës nga gjykata e apelit nuk është i motivuar. Gjithashtu, pranoi si të drejtë pretendimin e prokurorisë për një nga të pandehurit, duke theksuar se nuk mund të ketë vlerësim të ndryshëm të të njëjtave prova për të pandehur të ndryshëm në të njëjtën çështje. 

 

Postime të ngjashme

© 2007 - 2025 AvokatNeShqiperi. | All rights reserved.