Rastet e zëvendësimit te masës së sigurimit të padisë së truallit.
Moneta Kamberi
2. Vendimi nr. 00-2025-591 (18), datë 23.01.2025 i Kolegjit Penal.
Maksima – Në rastin kur apelues është vetëm i pandehuri, gjykata nuk mund të caktojë një dënim më të rëndë dhe/ose, të zbatojë një masë sigurie më të rëndë, duke i dhënë pafajësisë një shkak më pak të favorshëm nga ai i vendimit të apeluar. Kur gjykata procedon me gjykim të shkurtuar, nuk mund të rëndojë pozitën e të pandehurit, duke i dhënë faktit penal një cilësim juridik më të rëndë nga cilësimi juridik i mëparshëm.
Fjalë kyçe – ndryshim i cilësimit juridik, ankim i të pandehurit, ndalimi i rëndimit të pozitës së të pandehurit, gjykim i shkurtuar.
Përmbledhja e vendimit - Në këtë çështje, rezulton se, i gjykuari X është hetuar dhe proceduar penalisht për shkak se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka marrë peng, shoqëruar dhe mbajtur për disa ditë shtetasit Y dhe Z. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka deklaruar fajtor X për kryerjen e veprës penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 109/1 dhe 25 të KP dhe të veprës penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", të parashikuar nga neni 278/1, i KP, dhe në zbatim të nenit 406 të KPP për gjykimin e shkurtuar, e ka dënuar me 8 vjet burgim. Gjykata e apelit, e vënë në lëvizje vetëm me ankimin e kërkuesit, ka ndryshuar vendimin e mësipërm sa i takon cilësimit juridik të veprës dhe e ka dënuar kërkuesin përfundimisht me 8 vjet burgim. KPGJL ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, me arsyetimin se pavarësisht se, ndryshe nga organi i akuzës, gjykata e apelit i ka dhënë faktit një cilësim juridik të ri, në dukje më të rëndë, ajo ka qenë shumë e kujdesshme në disponimin e saj për të mos rënduar pozitën e kërkuesit dhe ka lënë në fuqi masën e dënimit. Gjykata Kushtetuese, sa i takon çështjes, ka arritur në përfundimin se kur gjykata e apelit vihet në lëvizje vetëm mbi ankimin e individit, ajo nuk mund të ushtrojë diskrecion për të ndryshuar cilësimin juridik të veprës, duke rënduar pozitën e individit. Kolegji Penal, në rigjykim të çështjes arsyeton se gjykata e apelit nuk duhet të deklaronte fajësinë sipas cilësimit të ri juridik, siç është neni 109/3 i KP, duke rënduar situatën e të pandehurve, pasi një disponim i tillë bie në kundërshtim me kërkesat e nenit 425/3 të KPP.
Have questions about this article? Want to learn more about our legal services?
Ja disa statistika të përditësuara për divorcin në Shqipëri në vitin 2024 dhe përmbledhje të kontekstit demografik që e shpjegon këtë fenomen:
<
Pergjigje:
Në rastin tuaj, divorci i bërë në komunë në Serbi me marrëveshje nuk njihet automatikisht në Shqipëri si vendim gjyqësor, p