Vendimi për pushimin e hetimeve nuk përbën “gjë të gjykuar”.

Moneta Kamberi

Moneta Kamberi

September 06, 2025 · 4 min kohë leximi
Vendimi për pushimin e hetimeve nuk përbën “gjë të gjykuar”.

3. Vendimi nr. 00-2025-339 (47), datë 25.02.2025 i Kolegjit Penal

Maksima – Vendimi për pushimin e hetimeve nuk përbën “gjë të gjykuar”, pasi nuk është një vendim përfundimtar që e zgjidh çështjen në themel. Për sa kohë që në lidhje me faktin penal nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe kur dalin prova të reja, të cilat krijojnë bindjen tek ai (gjyqtari), se vendimi nuk ka qenë i bazuar në ligj dhe në prova, çështja rihapet.

Fjalë kyçe – gjë e gjykuar, gjykim i shkurtuar, gjyqtar i seancës paraprake, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Përmbledhja e vendimit - Në këtë çështje, rezulton se i pandehuri X ka transportuar 9  persona të huaj për të kaluar kufirin, duke paguar secili nga 200 euro. Rrugës drejtuesi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin e mjetit. I pandehuri është akuzuar fillimisht për veprat penale të parashikuar nga neni 298/4 i KP “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” me pasojë vdekjen e dy personave, e kryer në bashkëpunim dhe me qëllim fitimi si dhe të nenit 290/4 i KP “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” (vepër kjo e pushuar nga prokuroria). Gjykata e rrethit gjyqësor ka deklaruar fajtor të pandehurin për veprën penale të parashikuar nga neni 298/4 të KP, dhe dënimin me 15 vjet burgim. Kjo gjykatë (gjyqtari i seancës paraprake), ka vendosur: "Pushimin e hetimeve për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/4 i KP, dhe në këto kushte ajo përbën gjë të gjykuar (përsa kohë që nuk ka pasur ankim ndaj këtij vendimi). Gjykata e apelit ka deklaruar fajtor të pandehurin për veprën penale të parashikuar nga neni 290 dhe 298 i KP duke e dënuar me 12 vjet burgim (neni 406/1 i KPP). KPGJL konstatoi se kërkesa e prokurorit drejtuar gjyqtarit të seancës paraprake për pushimin e hetimeve dhe vendimi i gjyqtarit për pushimin e hetimeve nuk janë marrë për shkaqe të paprovueshmërisë/mosekzistencës së faktit penal apo fajësisë së të pandehurit, por kanë pasur si shkak ligjor konkluzionin e prokurorit dhe gjyqtarit të seancës paraprake, se fakti penal historik duhet të kualifikohet sipas pg.4, të nenit 298 të KP. Vendimi për pushimin e hetimeve në këtë rast, nuk përbën “gjë të gjykuar”, pasi nuk është një vendim përfundimtar që e zgjidh çështjen në themel, përsa kohë që në lidhje me faktin penal nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe, për më tepër, që ky vendim revokohet nga i njëjti gjyqtar që e ka dhënë, kur dalin prova të reja, të cilat krijojnë bindjen tek ai (gjyqtari), se vendimi nuk ka qenë i bazuar në ligj dhe në prova. KPGJL mbështeti konkluzionin e arritur nga gjykata e apelit se pasoja e ardhur (vdekja e viktimave) për shkak të aksidentit automobilistik, nuk mundet të kualifikohet si pasojë kriminale e veprës penale, të parashikuar nga neni 298/4 i KP, por si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor të kryer nga drejtuesi i mjetit, i pandehuri X.

 

Postime të ngjashme

© 2007 - 2025 AvokatNeShqiperi. | All rights reserved.