Si të bëhesh pronar i një prone pas 20 vjetësh përdorim të qetë
Parashkrimi është një institut i rëndësishëm në kuadrin e Kodit Civil, i cili rregullon kohën dhe kushtet kur një e drejtë ose detyrim mund të humb
Moneta Kamberi
8. Vendimi nr. 00-2025-797, datë 13.05.2025 i Kolegjit Penal
Maksima - Kur vendimi i dënimit me burgim, i pezulluar konform nenit 59 të KP, ndonëse në aspektin formal-kohor rezulton i ekzekutuar, procesi i verifikimit të ekzekutueshmërisë së këtij dënimi, në aspektin material, kërkon shqyrtim dhe debat gjyqësor ndërmjet palëve në proces.
Fjalë kyçe – pezullim dënimi, vënie në provë, mosaplikim i pezullimit të dënimit, arsyetim vendimi, pavlefshmëri, kohë prove e përfunduar, debat gjyqësor.
Përmbledhja e vendimit – Në këtë çështje, vërehet se rekursuesi me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, është deklaruar fajtor për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 278/1 dhe 274–25 të KP dhe pas aplikimit të neneve 55 të KP dhe 406 të KPP, është dënuar përfundimisht me 3 vjet burgim. Ekzekutimi i dënimit është pezulluar konform nenit 59 të KP, duke e vënë në provë për një periudhë 3 vjeçare, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. Pas apelit të paraqitur nga organi i akuzës, Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur mosaplikimin e nenit 59 të KP. Ky vendim është rekursuar nga i gjykuari, i cili parashtron se gjykata e apelit nuk ka arsyetuar disponimin për mosaplikimin e pezullimit të dënimit me burgim konform nenit 59 të KP, të caktuar nga gjykata e shkallës së parë, ndërkohë që ky i fundit kishte përfunduar me sukses kohën e provës së caktuar prej saj. KPGJL vlerëson se mungesa e arsyetimit në vendimin e gjykatës së apelit përbën një pavlefshmëri thelbësore. Edhe pse dënimi me burgim i pezulluar sipas nenit 59 të KP, në aspektin formal-kohor, rezulton i përmbushur, vlerësimi i ekzekutueshmërisë së tij kërkon një shqyrtim të plotë material dhe procedural. Ky shqyrtim duhet të bëhet në një proces gjyqësor kontradiktor, ku palët të kenë mundësi të paraqesin dhe të kundërshtojnë prova. Ky proces nuk mund të kryhet nga Gjykata e Lartë, për të cilën ligji nuk parashikon mundësinë e marrjes së provave.
Have questions about this article? Want to learn more about our legal services?
Parashkrimi është një institut i rëndësishëm në kuadrin e Kodit Civil, i cili rregullon kohën dhe kushtet kur një e drejtë ose detyrim mund të humb
Buying an apartment is one of the most important financial decisions in any individual’s life. But, in Albania, this process is often accompanied
Ναι, στην Αλβανία είναι δυνατή η έκδοση διαζυγίου ακόμη και αν ένας από τους συζύγους δεν βρίσκεται φυσικά στη χώρα, αλλά αυτό απαιτεί αρκετά νομι